Mish me zarzavate - Bahcevan Kebabi - Turke

Per 8 veta:
* 1 kg mish qingji i prere ne copeza te vogla
* 2 kokrra qepe te prera si per gjelle
* 2 karrota te prera kub
* 2 patate te prera kub
* 3-4 speca te prera ne copa te medha (ne 2 pjese)
* 3 domate te qeruara dhe prera ne feta
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge gjelle salce
* kripe

Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit, qepet dhe mishin dhe skuqini dhe lerini te piqen derisa ta thithin ujin.
Ne nje gote me uje te valuar shkrini 1 luge gjelle salce dhe hidheni mbi mish. (kete gote shtojeni vetem pasi mishi te kete thithur uji e vet se perndryshe uji behet i turbullt) Perzini 1-2 here, pastaj shtoni uje derisa te mbulohet komplet mishi.
Ne nje tenxhere skuqni karrotat dhe patatet derisa te jene gjysem te skuqur. Pastaj hidhni ne nje pecete letre qe ti thithe vajin.
Hidhni mishin ne tepsi dhe siper shtoni zarzavatet. Zbukurojeni siper me speca dhe domate. Mbuloni tepsine me leter (folie) aluminiumi.
10-15 minuta para servisit futeni ne furre te ngrohur me para.
Mund ta servirni me pilaf.
Ju befte mire.